Flash

Data e zgjedhjeve, Basha takohet me Metën në orën 12:00

Lapsi.al 4 September 2020
Data e zgjedhjeve, Basha takohet me Metën në orën 12:00

Kreu i opozitës Lulzim Basha do të shkojë sot në Presidencë në kuadër të konsultimeve që kreu i shtetit ka nisur për caktimin e datës së zgjedhjeve të vitit 2021. Takimi i Bashës me Metën do të zhvillohet në orën 12:00. Lideri i opozitës do të shoqërohet nga Oerd Bylykbashi, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Politik të reformës zgjedhore. Po sot pritet që presidenti të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Socialistët kanë shprehur publikisht preferencën e tyre që data e zgjedhjeve të jetë 9 maji, që përkon me Ditën e Europës. PD-ja ka preferuar datën 18 prill. Me ndryshimet e fundit ligjore, periudha zgjedhore është caktuar nga 15 prilli në 15 maj.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI