Flash

Takimi me Metën, republikanët duan 18 prillin si datë të zgjedhjeve

Lapsi.al 4 September 2020
Takimi me Metën, republikanët duan 18 prillin si datë të

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, ka përfunduar takimin me Presidentin Ilir Meta, për datën e zgjedhjeve. Në fund të takimit ai ka deklaruar se për zgjedhjet parlamentare të 2021-shit PR ka kërkuar të diskutohet 18 prilli.

“Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim.

Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”, tha mes të tjerash ai.

Sipas Madhit, reforma zgjedhore që u bazua mbi marrëveshjen e 5 qershorit, hartuar dhe nga ndërkombëtarët “e arriti qëllimin dhe me një reformë të tillë, do mund të garantohen në mënyrë të plotë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Madhi garantoi se PR do jetë në çdo tryezë tjetër “që do adresojë përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese.

“Çdo përpjekje tjetër që do fuste një axhendë tjetër për diskutim e vendimmarrje në parlament do kërkonte dakortësi politike në bazë të skemës së këshillit politik, do ishte përpjekje e rrezikshme që do rrezikonte pjesëmarrjen e kontributeve tona për ta çuar reformën deri në fund“, tha Madhi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI