Flash

Ministri i Drejtësisë së Kosovës zbulon lëshimet që bëri Prishtina në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 4 September 2020
Ministri i Drejtësisë së Kosovës zbulon lëshimet

Selim Selimi ministri i Drejtësisë së Kosovës që vjen nga radhët e AAK-së së Ramush Haradinajt thotë se Kosova ka bërë disa lëshime në Washington, por që u bënë për shkak të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi bërë koncesione pasi aty kemi pasur negociata. Këto koncesione i kemi bërë për shkak se jemi partnerë më SHBA-të dhe ne i përfaqësojmë të njëjtat vlera me ta. Ky partneritet duhet të shprehet edhe kur është vështirë, jo vetëm kur është lehtë”, - tha ai në Rtv Dukagjini.

“Koncesioni i parë ka të bëjë me atë moratoriumin një vjeçar për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht Serbisë i bëhet thirrje që të ndaloj fushatën e lobimit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Këtë koncesion e kemi bërë edhe për shkak të një barasvlere më të madhe që ishte njohja nga Izraeli”, shtoi Ministri i Drejtësisë.

“Koncesioni tjetër ishte Mini-Schengeni. Ne kemi pranuar që të jemi si shtet i barabartë në këtë zonë ekonomike dhe na është premtuar se do të futemi në programin që qytetarët e Kosovës udhëtojmë pa viza në SHBA”, tha ndër të tjera ministri Selim Selimi nga SHBA.

Selimi megjithatë thotë se për çdo lëshim që ka bërë pala e Kosovës ka përfituar diçka shumë më të madhe.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI