Flash

Vetëvendosje: Marrëveshja me Serbinë, e dëmshme për Kosovën

Lapsi.al 4 September 2020
Vetëvendosje: Marrëveshja me Serbinë, e dëmshme për

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se “kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës”.

“E quajtën 'Marrëveshje historike për njohje' ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Haxhiu tha po ashtu se me marrëveshjen e arritur, Liqeni i Ujmanit, është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

“Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, ka shtuar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka nënshkruar sot marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në emër të Kosovës, tha se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara që do të çojë në njohjes reciproke mes dy vendeve.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe

Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur. Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

 

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Të këshilluara

Trump para kamerave me Hotin dhe Vuçiçin

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Trump, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës po flasin para kamerave. https://www.youtube.com/watch?v=pA2GmYwnZro ...

18:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI