Flash

Reagime pas deklaratës së Trump: Ditë paqeje për Lindjen e Mesme, pajtuam Kosovën myslimane me Izraelin

Lapsi.al 4 September 2020
Reagime pas deklaratës së Trump: Ditë paqeje për Lindjen e
Kosova dhe Izraeli arritën sot marrëveshjen për njohje reciproke pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka konsideruar këtë një ngjarje historike, por në një koment në Twitter ai e ka prezantuar Kosovën si “vendi me shumicë myslimane” duke shkaktuar mjaft reagime në Prishtinë. “Një ditë tjetër e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Twitter. Etiketimi si “Kosova myslimane” nuk u ka pëlqyer shumë komentuesve që rrjetet sociale që thonë se “Kosova së pari është shqiptare dhe më pas evropiane”. Për çështjen e njohjes reciproke Kosovë - Izrael ka reaguar edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Trump para kamerave me Hotin dhe Vuçiçin

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Trump, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës po flasin para kamerave. https://www.youtube.com/watch?v=pA2GmYwnZro ...

18:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI