Flash

PDK për marrëveshjen në SHBA: Kosova humbi shansin për njohje të ndërsjelltë me Serbinë

Lapsi.al 4 September 2020
PDK për marrëveshjen në SHBA: Kosova humbi shansin për

Partia Demokratike e Kosovës, partia e dytë më e madhe opozitare në Kosovë ka dalë kundër marrëveshjes Kosovë- Serbi në SHBA.

Sipas PDK, në reagimin e tyre Kosova humbi shansin sot në Uashington për një marrëveshje përfundimtare që do të sillte një njohje të ndërsjellë.

Lexo më tej: Hoti dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për normalizim ekonomik në SHBA 

Më tej thuhet se çdo marrëveshje që s’ka tranparencë, njohje të ndërsjellë, duhet parë me shqetësim dhe pasiguri pasi nuk sjell zgjidhje në raportet mes dy vendeve.

REAGIMI NGA PDK

Delegacioni kosovar humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB

Partia Demokratike e Kosovës e sheh me shqetësim të madh shansin e humbur nga delegacioni kosovar për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të ndodhte sot në Ëashington.

Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes.

PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës.

Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare.

Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Ëashington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit.

Të këshilluara

Trump para kamerave me Hotin dhe Vuçiçin

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Trump, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës po flasin para kamerave. https://www.youtube.com/watch?v=pA2GmYwnZro ...

18:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI