Flash

Partitë shqiptare në Mal të Zi marrin 2 deputetë, Gjukanoviç del në opozitë pas 30 vitesh

Lapsi.al 30 August 2020
Partitë shqiptare në Mal të Zi marrin 2 deputetë,

Milo Gjukanoviç që e udhëheq vendin që prej 1990-ës herë si kryeministër dhe herë si President tashmë me shumë gjasa do të jetë në opozitë. Sipas të dhënave paraprake që vijnë nga ky vend dhe kur janë numeruar mbi 80% e votave partia e tij ka siguruar vetëm 29 deputetë në parlamentin me 81 ulëse.

Koalicioni opozitar “Për të ardhmen e Malit të Zi” duket se deri tani ka mbi 28 deputetë, por atij pritet ti shtohen edhe 10 deputetet e partise pro-serbe.

Dy koalicionet shqiptare duket se i kanë siguruar 2 deputetë (nga vetëm 1 që kishin marrë në zgjedhjet e kaluara). Në bazë të ligjit shqiptarët kanë mundësi të marrin maksimumi 3 mandate. Pas daljes së rezultateve në Tuz shqiptarët kanë dalë të festojnë në rrugë.

https://www.facebook.com/NikGjeloshaj.alb/posts/3173383236122320

Për Gjykanoviç u angazhuan edhe liderët e rajonit, por mesa duket kjo nuk ka pasur shumë efekt. Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri thirrje edhe në gjuhën serbë në mbështetje të Gjukanovic. Ky i fundit e ka reklamuar gjithmonë vetën si pro-perëndimor edhe pse akuzat ndaj tij për manipulime në zgjedhje kanë qenë të shumta.

Edhe fitorja e opozitës nuk pritet të jetë shumë e favorshme për shaiptarët e Malit të Zi për shkak të orientimit pro-rus dhe pro-serb që kanë këto parti. /LAPSI.al

Të këshilluara

Debati/ A duhet të mbajnë maska fëmijët

Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, r...

18:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI