Flash

Pro-serbët po fitojnë Budvën, shqiptarët nuk marrin dot Gucinë

Lapsi.al 30 August 2020
Pro-serbët po fitojnë Budvën, shqiptarët nuk marrin dot

Në Mal të Zi, përvec zgjedhjeve parlamentare u mbajtën këtë të diel edhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Në komunën e Budvës duket se ka fituar koalicioni pro-rus dhe pro-serb. Pas hapjes së 7 kutive të para nga 27 në total, koalicioni “Së bashku për Ardhmërinë e Malit të Zi” – i udhëhequr nga Marko Bato Carevic ka marrë 48% të votave, koalicioni “Paqja është kombi ynë” 15% të votave, ndërsa koalicioni rreth DPS është 15%. Në selinë zgjedhore “Për të Ardhmen e Budvës”, Careviç hapi shampanjë dhe shpalli fitoren.

Përpjekja e shqiptarëve që të fitojnë edhe një komunë tjetër në Mal të Zi, pas asaj të Tuzit në zgjedhjet e kaluara ka dështuar. DPS ka fituar komunën e Gucisë ndërkohë që shqiptarët nuk u renditën dot as të dytët. Në zgjedhjet lokale në Guci, lista zgjedhore e DPS fitoi më shumë vota, por asaj do t’i duhet të formojë një koalicion me partnerë më të vegjël. Sipas Vijesti, DPS mori 776 vota, Social Demokratët rreth 500, Koalicioni Shqiptar 469 dhe Partia Boshnjake 242 vota. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Debati/ A duhet të mbajnë maska fëmijët

Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, r...

18:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI