Flash

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Malin e Zi

Lapsi.al 30 August 2020
Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Malin e Zi

Rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Mal të Zi janë bërë të ditura nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim. Janë numëruar 49.8% e votave deri më tani.

Sipas vlerësimeve të para, lista DPS e Milo Gjukanoviç ka 34.2% dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 33.7%.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.6%, “Bardh e zi” me 5%, Partia Boshnjake 4.4%, Social Demokratët 4.3%, SDP – Mali i Zi i fortë 3% dhe HGI 0.2%..

Sa u takon partive shqiptare “Koalicioni Shqiptar Njëzëri” ka deri tani 1.1% të votave ndërsa “Lista Shqiptare” me 1.4 % te votave.

Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35% ata do të marrin një mandat të rezervuar.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi më parë se 75.9% e votuesve të regjistruar ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Qytetarët votuan në 1,217 vendvotime për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme.

Të këshilluara

Debati/ A duhet të mbajnë maska fëmijët

Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, r...

18:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI