Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Analiza e VOA/ Pse askush nuk pritet të fitojë shumicën në Malin e Zi

Lapsi.al 30 August 2020
Analiza e VOA/ Pse askush nuk pritet të fitojë shumicën në

Malazezët po votojnë për zgjedhjet parlamentare në të cilat as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse nuk pritet të fitojnë shumicën e deputetëve.

Në këto votime vendoset edhe e ardhmja politike e Presidentit Milo Gjukanoviç. Ai udhëhoqi Partinë Demokrate të Socialistëve (DPS), e cila ka qeverisur Malin e Zi që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitin 1990, si dhe përgjatë shpërbërjes së unionit me Serbinë në vitin 2006.

Zoti Gjukanoviç, një pro-perëndimor i vendosur, ka drejtuar përpjekjet ende në vazhdim të Malit të Zi për t'u kualifikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe luajti rol të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO në vitin 2017.

Qendra për Monitorim dhe Studim (CEMI) me seli në Podgoricë tha se pjesëmarrja ishte në 54.1% deri në orën 13:00, një rritje krahasuar me 39.9% të pjesëmarrjes në votimet e katër viteve më parë, kryesisht për shkak se partitë u kishin bërë thirrje mbështetësve të votonin përpara mesditës.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00. Rezultatet paraprake pritet të fillojnë të dalin nga ora 22:00.

DPS-ja përballet në këto zgjedhje me aleancën "Për të Ardhmen e Malit të Zi", të përbërë kryesisht nga parti nacionaliste serbe që dëshirojnë marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë.

E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe me influencë, e cila organizon protesta të përditshme kundër një ligji të miratuar dhjetorin e kaluar që i lejon shtetit të konfiskojë pronat fetare, për të cilat nuk mund të provohet pronësia historike.

Malazezët që vetë-identifikohen si serbë, përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 620 mijë banorësh.

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016, autoritetet ndalën një përpjekje të agjentëve rusë dhe të një grupi nacionalistësh serbë për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë zotin Gjukanoviç, në atë kohë kryeministër, për të ndalur anëtarësimin e vendit në NATO dhe për të sjellë në pushtet një aleancë pro-ruse.

Moska i ka hedhur poshtë vazhdimisht si absurde akuzat për përfshirjen e saj.

Pasi votoi në kryeqytetin Podgoricë, zoti Gjukanoviç u tha gazetarëve se ishte i bindur se shumica e malazezëve do të vendosnin për një "të ardhme evropiane dhe për ato parti që po hartojnë dhe zbatojnë një program të tillë politik".

DPS-ja ka 42 deputetë në parlamentin aktual prej 81 vendesh, por anketimet lënë të kuptohet se as kjo parti dhe as nacionalistët nuk pritet të sigurojnë një shumicë absolute, duke ia lënë kështu koalicioneve krijimin e qeverive.

Udhëheqësit e opozitës dhe aktivistët për demokracinë dhe të drejtat e njeriut e kanë akuzuar zotin Gjukanoviç dhe partinë e tij se e kanë qeverisur Malin e Zi si pronarë, të lidhur me krimin e organizuar.

Ata i mohojnë këto akuza dhe zoti Gjukanoviç, i cili duhet të rikandidojë në vitin 2023, si dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt e kanë akuzuar Serbinë dhe Rusinë se po përdorin kishën dhe opozitën pro-serbe për të dëmtuar pavarësinë e kësaj republike malore bregdetare.

Në një qendër votimi në Cetinjë, kleriku i lartë i Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Mitropoliti Amfilohije, votoi për herë të parë në jetën e tij, në përpjekje për ta shtyrë elektoratin të votojë kundër koalicionit në pushtet. Ai tha se nuk pret që zgjedhjet të shkaktojnë trazira. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI