Flash

Modelja Emina Çunmulaj udhëton 22 orë për të votuar shqiptarët në Malin e Zi

Lapsi.al 30 August 2020
Modelja Emina Çunmulaj udhëton 22 orë për të votuar

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka udhëtuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hedhur votën në zgjedhjet që mbahen në Malin e Zi. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin pasivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët shqiptarë. Edhe ajo tha se do të ishte më mirë që shqiptarët të dilnin me një listë të përbashkët.

“22 orë në aeroplan, ama mbërritëm. Mburrem që kam të drejtë për të votuar si shqiptare në Malin e Zi, mburrem që jam shqiptare. Dua që që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë të tillë.

Të bashkohemi me njëri – tjetrin se për besë pa njëri – tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Votoni shqip njerëz se jemi shqiptarë, mos harroni! Unë kam 2 vajza që babain nuk e kanë shqiptar, por atyre u flas shqip edhe pse jetoj në një vend të huaj.

A duhet të garonin shqiptarët në një listë? Për mendimin tim po. Do të kishim fituar më shumë. Unë i kam parë në diasporë se si vuajnë shqiptarët dhe ne sot duhet ta themi fjalën tonë. Ishalla fitore” – tha modelja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI