Flash

Malazezët dynden në qendrat e votimit, 1 orë nga mbyllja pjesëmarrja 75%

Lapsi.al 30 August 2020
Malazezët dynden në qendrat e votimit, 1 orë nga mbyllja

Në Mal të Zi mbahen sot zgjedhjet parlamentare. Deri në orën 19:00 kishte votuar 74.9% e votuesve. Sipas të dhënave kjo pjesëmarrje është mjaft më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2016. Sipas rajoneve, të dhënat e CEMI tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 76%, në veri të Malit të Zi 77.7% kurse në jug 71.2% e votuesve.

Përqindja e lartë e votuesve në rang vendi është një sinjal negativ për forcat politike shqiptare pasi rritet koeficienti për të marrë deputet në parlamentin e ardhshëm. Të gjitha vendvotimet në Mal të Zi do mbyllen në orën 20:00.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga 11-të listat zgjedhore, 5 parti dhe 6 koalicione. Këta lista garojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Debati/ A duhet të mbajnë maska fëmijët

Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, r...

18:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI