Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

FOTO+VIDEO/ Kushtoi 1 miliard lekë, përmbytet 5 ditë nga inaugurimi Parku Rinia

Lapsi.al 6 June 2020
FOTO+VIDEO/ Kushtoi 1 miliard lekë, përmbytet 5 ditë nga

Rehabilitimi i Parkut Rinia ishte një nga shpenzimet e fundit marramendëse të Bashkisë së Tiranës dhe që u prezantua (si çdo herë) me pompozitet nga kreu i saj Erion Veliaj. Në 1 qershor nuk munguan aty kamerat, fotografët dhe dronët për të shpërndarë në media pamje që ngjasonin me kopshtet e Parisit.

Gjithë ky investim ka kushtuar jo pak, por gati 1 miliard lekë. Ky investim me shumë mundësi do të shkatërrohet më vonë pasi aty është premtuar një parkim nëntokësor. Parku nuk pati ndonjë transformim përveç ngritjes së disa kodrave, bari i të cilave nuk mbiu siç pritej dhe që firma u detyrua të vendoste bar artificial.

Të shumta kanë qenë edhe kritikat për tenderin se si ai u zhvillua, por kjo e shtunë nxori në pah punët e vërteta të Lalit në Tiranë. Është dashur vetëm 30 minuta shi që Parku Rinia ti ngjasojë Venecias. Gjithçka u kthye në kodra dhe kanale me ujë dhe baltë. Në rrjetet sociale kanë vërshuar video dhe foto ndërsa nuk mungojnë edhe ironitë me pamjen e re të “Parkut 1-miliard lekësh”. ©LAPSI.al

[video width="224" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/79512702_583697762350300_8502863018117557708_n.mp4"][/video]

[video width="324" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/102831793_663051907873675_3369735054919666126_n.mp4"][/video]

[video width="400" height="224" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/102981843_1699781610146092_6520830267549814255_n.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI