Flash

Aksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima “Mjeshtri i Madh”, Paulin Filopati

Lapsi.al 14 November 2026

Aksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima

Viktima e aksidentit automobilistik të ndodhur këtë të shtunë në aksin Thumanë-Fushë Krujë është 65-vjeçari Paulin Filopati, i cili ishte një emër i njohur i folklorit mirditor.

Filopati ishte pjesë e grupit të burrave të Ansamblit Mirdita, ku mbante titullin “Mjeshtër i Madh” dhe kishte kontribuar ndër vite në ruajtjen e promovimin e muzikës tradicionale të zonës. Ai ishte gjithashtu pjesë e grupit Kthella dhe njëri prej tre vëllezërve Filopati, të njohur për kontributin e tyre në traditën muzikore të Mirditës.

Lajmi për vdekjen e tij ka sjellë reagime të shumta në komunitetin artistik dhe në Mirditë. Ceremonia mortore do të zhvillohet në Katedralen e Rrëshenit, ndërsa varrimi është parashikuar për të hënën, më 16 nëntor.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI