
Pas disa orësh marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u grumbulluar sërish përpara Kryeministrisë.
Studentët dhe të rinjtë përshkuan disa akse të kryeqytetit, ndërsa gjatë marshimit vijuan thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kundër klasës politike. Mes sloganeve të dëgjuara ishin “Dorëheqje”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Diploma nuk është biletë emigrimi”.
Studentët vijojnë të këmbëngulin se largimi i kryeministrit është kërkesa e tyre kryesore, duke mos iu përgjigjur thirrjeve të qeverisë për dialog. Pas përfundimit të marshimit në kryeqytet, protesta është përqendruar sërish përpara Kryeministrisë, ku tubimi po vijon.