Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Çfarë po ndodh me Mariah Carey? Pamjet e fundit ngrenë shqetësime për shëndetin e saj

Lapsi.al 13 November 2026

Çfarë po ndodh me Mariah Carey? Pamjet e fundit ngrenë

Mariah Carey ka shqetësuar fansat pas publikimit të disa videove të fundit nga Brazili, ku duket se ka vështirësi në ecje dhe mbështetet te krahu i asistentes së saj.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, 57-vjeçarja shihet duke iu afruar fansave për t’i përshëndetur, ndërsa ecën ngadalë dhe me hapa të kujdesshëm. Për daljen e saj, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë ari dhe çizme të gjata me taka.

Edhe pse dukej në humor të mirë dhe komunikonte me admiruesit, mënyra se si lëvizte ka ngritur pikëpyetje për gjendjen e saj fizike.

“Pse ka gjithmonë nevojë që dikush ta mbajë për krahu?”, shkroi një përdorues në Instagram, ndërsa një tjetër pyeti: “A duhet të shqetësohemi?”.

Disa fansa shprehën frikën se këngëtarja mund të kishte dhimbje apo të vuante nga ndonjë problem shëndetësor. Të tjerë, megjithatë, sugjeruan se vështirësia në ecje mund të lidhej me këpucët me taka, terrenin e pjerrët dhe sipërfaqen e lagur nga shiu.

Në një tjetër video, Carey shihet sërish duke u mbështetur te e njëjta asistente teksa përshëndet admiruesit e saj.

Shqetësimet për lëvizjet e këngëtares nuk janë të reja. Në shkurt të vitit 2025, një video nga rezidenca e saj në Las Vegas bëri gjithashtu xhiron e rrjetit, pasi ajo u shfaq duke lëvizur me ngadalë dhe me njëfarë ngurtësie në skenë, ndërsa performonte hitin “Fantasy”.

Megjithatë, pavarësisht lëvizjeve të ngadalta, Carey vazhdoi performancën dhe dukej në humor të mirë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI