Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Lapsi.al 13 November 2026

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, duke e liruar nga “arresti në shtëpi” dhe duke e zëvendësuar me masën “detyrim për paraqitje” një herë në muaj.

Vendimi është marrë pas ankimit të mbrojtjes ndaj masës së sigurisë të caktuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Metaj, i cili u bë imazhi simbol i protestës studentore, do të duhet të paraqitet një herë në muaj pranë organit përkatës.

Avokati mbrojtës ka bërë gjithashtu të ditur se është regjistruar një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me pretendimet për trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj 22-vjeçarit.

Klevi Metaj u arrestua në ditët e para të protestave studentore, rreth një muaj më parë. Pamjet e përplasjes së tij me disa efektivë të Policisë dhe momenti i prangosjes në hekurat e portës së pasme të Ministrisë së Arsimit u shpërndanë gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI