Flash

Studentët nuk ndalin revoltën, kujtojnë dhunën policore përmes pankartave

Lapsi.al 14 November 2026

Studentët nuk ndalin revoltën, kujtojnë dhunën policore

Studentët kanë nisur protestën e radhës para Ministrisë së Arsimit, duke bllokuar Rrugën e Durrësit dhe duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa përmes megafonit protestuesve u është kërkuar të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë qarkullimin. Për mbarëvajtjen e tubimit janë angazhuar rreth 700 efektivë.

Gjatë protestës, studentët kanë ngritur fletë që formonin mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke iu referuar përplasjeve dhe ndërhyrjeve policore gjatë tubimeve të mëparshme. Nga turma janë dëgjuar edhe thirrje kundër policisë, ndërsa studentët kanë akuzuar efektivët për dhunë gjatë protestave të kaluara. Tubimi zhvillohet në ditën e 168-të të mobilizimit, me studentët që vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI