Flash

Asambleja e PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit, Xhafaj kundër

Lapsi.al 14 November 2026

Asambleja e PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit, Xhafaj

Mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së Partisë Socialiste është shoqëruar me përplasje mes Edi Ramës dhe disa prej figurave të kësaj force politike. Pas kritikave të Elisa Spiropalit ndaj kryeministrit dhe mënyrës së drejtimit të partisë, Rama ka propozuar përjashtimin e saj nga PS, si dhe marrjen e së njëjtës masë ndaj Plarent Ndrecës, avokatit të Erion Veliajt.

Sipas burimeve ekskluzive të Lapsi.al nga mbledhja, Spiropali ka mbajtur një fjalë të gjatë, gjatë së cilës ka adresuar akuza ndaj Ramës për mënyrën se si qeveriset vendi dhe si po drejtohet Partia Socialiste. Menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje, kryetari i PS-së ka propozuar përjashtimin e saj nga partia.

Por propozimi i Ramës nuk ka kaluar pa kundërshtime. Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka dalë kundër masës ekstreme, duke kërkuar që ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës të mos merret vendimi për përjashtimin nga partia. “Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë, Rama ka përjashtuar nga kjo kërkesë Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg. “Për atë jo, se i ka duart e lidhura”, mësohet të jetë shprehur kryetari i PS-së, duke argumentuar se nuk mund të merret e njëjta masë ndaj kryebashkiakut të Tiranës në kushtet në të cilat ndodhet.

Propozimet për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës pritet të kalojnë për votim në Asamblenë e PS-së, ndërsa mbetet për t'u parë nëse kundërshtimit të Xhafajt do t'i bashkohen edhe anëtarë të tjerë të kësaj strukture.

Të këshilluara

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI