Flash

Shteti i Ramës, arrestohen të rinjtë që hodhën vezë në makinën e kryeministrit

Lapsi.al 14 November 2026

Shteti i Ramës, arrestohen të rinjtë që hodhën

Policia ka arrestuar 12 aktivistë, pasi hodhën vezë në drejtim të automjetit të kryeministri Edi Rama. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, teksa Lideri i qeverisë po shkonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.

Siç shihet edhe në pamje, një grup protestuesish i kishin zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës dhe në momentin që automjeti i tij kaloi, qëlluan me vezë në drejtim të tij.

Pas këtij momenti, protestuesit janë shoqëruar nga policia, ndërkohë ende nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e tyre dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre.

Ngjarja vjen në një ditë kur vëmendja politike është përqendruar te Asambleja e PS-së, e cila po mbahet mes zhvillimeve dhe debateve të fundit brenda kampit socialist.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI