
Në nisje të Asamblesë së PS-së, Edi Rama kërkoi ndërprerje të transmetimit, sepse sic tha ai, fillimisht ka disa fjalë vetëm me asamblenë e familjes sonë politike.
Nuk dihet ende se për cfarë ka folur Rama jashtë kamerave, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë pikërisht cështja e Erion Veliajt.
Fjalën hapëse e mbajti sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, duke theksuar se qëllimi i kësaj asambleje lidhet me organizimin elektoral për zgjedhjet lokale të 9 majit.