
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.
“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.
Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.