Flash

Plagosje e rëndë në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

Lapsi.al 14 November 2026

Plagosje e rëndë në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen.

I riu ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, ndërsa vijon puna për kapjen e vëllait të tij, i cili është ende në kërkim.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 
Njoftimi i policisë:

Mirditë/Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, kapet 1 shtetas në kërkim.

Akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, plagosi rëndë me mjete të forta, një 38-vjeçar, kapet dhe ndalohet 23-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të  Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

23-vjeçari akuzohet se më datë 27.10.2026, në Rrëshen, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin J. Gj., 31 vjeç, ka goditur me mjete të forta, shtetasin E. Gj., 38 vjeç.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI