Flash

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Putin-Xi Jinping në Kinë, tre liderët në një tryezë më 19 nëntor

Lapsi.al 14 November 2026

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Putin-Xi Jinping në

Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping pritet të zhvillojnë më 19 nëntor në Shenzhen takimin e parë trepalësh mes liderëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, në kuadër të samitit të APEC.

Takimi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini. Pekini ka konfirmuar pjesëmarrjen e Xi Jinping në samitin e 18-19 nëntorit dhe takime me liderë të huaj, por në njoftimin zyrtar nuk ka dhënë ende hollësi për formatin trepalësh.

Në qendër të bisedimeve pritet të jetë kontrolli i armëve bërthamore. Administrata amerikane ka bërë të ditur se Trump kërkon të hapë diskutimin për reduktimin e arsenaleve bërthamore, duke përfshirë në të edhe Kinën.

Një tjetër çështje që pritet të ngrihet është Irani. Sipas zyrtarëve amerikanë, lufta në Ukrainë nuk është parashikuar të jetë pjesë e diskutimeve trepalëshe, pasi negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës po zhvillohen në një kanal të veçantë.

Takimi po tërheq vëmendje të veçantë për shkak se bashkon në të njëjtën tryezë drejtuesit e tre fuqive më të mëdha bërthamore. Disa analistë e kanë krahasuar atë me konferencat e Jaltës dhe Potsdamit, megjithëse nga pala amerikane është ulur pritshmëria për marrëveshje konkrete që në këtë takim të parë. Trump pritet të mbërrijë në Shenzhen më 18 nëntor dhe gjatë qëndrimit në Kinë do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Xi Jinping.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI