Flash

Protestuesit qëllojnë me gurë Kryesinë e Kuvendit, policia shoqëron disa persona

Lapsi.al 14 November 2026

Protestuesit qëllojnë me gurë Kryesinë e Kuvendit, policia

Protesta e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë është shoqëruar me tensione në orët e pasdites, pasi një grup protestuesish ka qëlluar me gurë drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit. Pas incidentit, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona.

Tubimi kishte nisur më herët përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët bllokuan përkohësisht Rrugën e Durrësit dhe ngritën mesazhin “Ne nuk harrojmë”, në referencë të përplasjeve me policinë gjatë protestave të mëparshme. Në zonë ishin angazhuar rreth 700 efektivë.

Gjatë pasdites, protestuesit u zhvendosën në disa akse të Tiranës, duke kaluar edhe nga zona e 21 Dhjetorit, përpara se të riktheheshin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pranë Kryeministrisë. Marshimi është shoqëruar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe me slogane kundër klasës politike.

Më herët, pranë Ministrisë së Arsimit, dy kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët, ndërsa situata më pas u tensionua edhe pranë Kryesisë së Kuvendit. Protesta zhvillohet në ditën e 168-të të mobilizimit, me studentët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të refuzojnë ofertat e qeverisë për dialog.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI