Flash

Defekti masiv paralizon trafikun ajror në SHBA, mbi 14 mijë fluturime anulohen në dy ditë

Lapsi.al 14 November 2026

Defekti masiv paralizon trafikun ajror në SHBA, mbi 14 mijë fluturime

Mijëra fluturime janë anuluar ose vonuar në Shtetet e Bashkuara, pas një defekti të madh në sistemin e kontrollit ajror që shkaktoi ndërprerjen më të rëndë të trafikut ajror në vend që prej 11 shtatorit 2001. Vetëm të shtunën u anuluan rreth 4,500 fluturime dhe 4,400 të tjera u vonuan, ndërsa një ditë më parë numri i anulimeve kishte arritur në afro 10 mijë.

Problemi nisi të premten, kur një defekt në rrjetin e komunikimit të kontrollit ajror detyroi autoritetet të ndalonin për disa orë pjesën më të madhe të nisjeve në të gjithë vendin.

Fillimisht u shqyrtua edhe mundësia e një sulmi kibernetik, por autoritetet thanë më pas se shkaku dyshohet të ketë qenë një problem gjatë instalimit të një pajisjeje të re teknike. Defekti preku 17 nga 22 qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

FAA bëri të ditur se sistemi është stabilizuar dhe se fluturimet pritet të rikthehen gradualisht në normalitet. Ndërkohë, mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroporte, ndërsa kompanitë ajrore po përpiqen të riorganizojnë fluturimet, ekuipazhet dhe personelin. Ngjarja ka rikthyer edhe debatin për modernizimin e sistemit amerikan të kontrollit ajror, i cili prej kohësh përballet me pajisje të vjetruara dhe mungesë personeli.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI