Flash

Protestuesit tentojnë të thyejnë derën e Kryesisë së Kuvendit

Lapsi.al 14 November 2026

Protestuesit tentojnë të thyejnë derën e Kryesisë

Protesta e sotme në Tiranë është mbyllur pas disa orësh marshimi dhe tensionesh në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një nga episodet e fundit u regjistrua pranë Kryesisë së Kuvendit, ku disa të rinj, një pjesë e tyre të maskuar, goditën me një shufër hekuri derën e institucionit, duke tentuar ta hapnin.

Më herët, në të njëjtën zonë, disa protestues kishin hedhur gurë drejt godinës, çka solli ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e disa personave.

Tubimi kishte nisur gjatë pasdites përpara Ministrisë së Arsimit, përpara se protestuesit të marshonin në disa prej akseve kryesore të Tiranës dhe të riktheheshin më pas pranë Kryeministrisë dhe institucioneve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë gjithë protestës u dëgjuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe slogane kundër klasës politike, mes tyre “Rama në burg, Berisha në burg”. Pas episodeve të tensionit pranë Kryesisë së Kuvendit, protestuesit janë shpërndarë dhe tubimi i sotëm është mbyllur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI