Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Trafik klandestinësh nga Lindja Mesme, Gjykata jep masën e sigurisë për zyrtarët e Drejtorisë së Kufirit

Lapsi.al 6 June 2020
Trafik klandestinësh nga Lindja Mesme, Gjykata jep masën e

Pas skandalit të trafikimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme, pas të cilit u arrestua Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë, bashkë me 3 zyrtarë të tjerë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “pezullim të ushtrimit të funksioneve publike” për të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë së Kufirit në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar për efektivët e përfshirë në trafikun e emigracionit, Altin Hasani, Besnik Zela, Albana Metko, Enkeleda Toska, pezullim ushtrimi nga funksionet publike. Po ashtu edhe shtetësja Suela Kacabani nuk lejohet të dalë jashtë shtetit. Asaj i morën pasaportën dhe gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, u ndaluan shtetasit;

– Enekeleda Toska, me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

– Besnik Zela, me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

– Altin Hasani, me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

– Albana Metko, specialiste në DRKM, Tiranë.

“Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

Të këshilluara

20 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat jan...

11:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI