Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Opozita parlamentare i tregon kushtet ambasadores së SHBA: Lista të hapura, depolitizim dhe votë emigrantësh

Lapsi.al 6 June 2020
Opozita parlamentare i tregon kushtet ambasadores së SHBA: Lista të

Ka përfunduar takimi i opozitës parlamentare me ambasadoren Yuri Kim. Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi deklaroi se i paraqitën ambasadores qëndrimin përkatës. Ai tha se vota e tyre në Kuvend do të jetë kundër kësaj marrëveshje, pasi nuk janë plotësuar tre kushtet e tyre.

“Një takim miqësor ku në emër të tre grupeve shprehëm qartë votën tonë kundër të pazarit të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet. U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. E bëmë të qartë që opozita parlamentare nuk do e votojë në Kuvend. Ajo dakordësi për reformën nuk do marrë kurrë 39 votat e opozitës. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë vec asaj që kemi kërkuar. Opozita ka kërkuar votën e emigrantëve, depolitizimin dhe listat e hapura”, u shpreh Murrizi.

Më herët, në një postim në Facebook, Murrizi e cilësoi firmosjen me konsensus të draftit të Reformës Zgjedhore si një pazar të pistë.

Të këshilluara

20 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat jan...

11:50

Kanabisi, nis monitorimi me dron në Kukës

Dy dronë po kontrollojnë zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet kanë vijuar dhe nga t...

09:44

Moti, fundjava nis me vranësira dhe reshje

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Reshje do ketë në zonat lindore. Gja...

09:42

Lotaria Amerikane, sot dalin përgjigjet

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndo...

09:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI