Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma zgjedhore, 3 deputetë të opozitës parlamentare shkojnë tek rezidenca e Yuri Kim

Lapsi.al 6 June 2020
Reforma zgjedhore, 3 deputetë të opozitës parlamentare

Opozita parlamentare do të zhvillojë sot një takim në orën 10:00 me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Takimi do të zhvillohet në Rezidencën e ambasadores amerikane, ndërsa vjen një ditë pas dakordësisë për administrimin e zgjedhjeve. Deputetët Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stoiku janë parë të mbërrijnë në rezidencën amerikane. Opozita parlamentare u dërgoi letër 2 ditë më parë ambasadorëve Yuri Kim e Luigi Soreca.

Të këshilluara

Kanabisi, nis monitorimi me dron në Kukës

Dy dronë po kontrollojnë zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet kanë vijuar dhe nga t...

09:44

Moti, fundjava nis me vranësira dhe reshje

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Reshje do ketë në zonat lindore. Gja...

09:42

Lotaria Amerikane, sot dalin përgjigjet

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndo...

09:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI