Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma zgjedhore, opozita parlamentare sërish sot tek rezidenca amerikane

Lapsi.al 6 June 2020
Reforma zgjedhore, opozita parlamentare sërish sot tek rezidenca amerikane

Opozita parlamentare do të ketë takim me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Takimi do të mbahet në rezidencën e ambasadës ndërsa, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën elektorale.

Më 4 qershor opozita parlamentare i dërgoi një letër ambasadorëve ku shprehej se nuk do ta votojë kodin e ri zgjedhor nëse shumica në kuvend nuk do të krijojë kushte dhe garanci për një dialog serioz për kalimin nga listat e mbyllura tek ato të hapura. Më tej shkruhet se përjashtimi i plotë i opinioneve të larmishme i opozitës parlamentare është fyes.

Ndërsa mbrëmë Hajdari u shpreh se u detyrua ta firmoste për të mos penguar integrimin e Shqipërisë drejt BE.

Të këshilluara

Lotaria Amerikane, sot dalin përgjigjet

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndo...

09:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI