Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Misteri/ Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqej fort nga komisionet zgjedhore. Ajo që ndryshoi nga mesnata e mbrëmshme deri sot

Lapsi.al 5 June 2020
Misteri/ Çfarë e detyroi Ramën të tërhiqej fort nga

Arritja e një marëveshje surprizë në minutat e fundit mes shumisës opozitësh dhe Rudina Hajdarit (të gjithë kanë hedhur firmën) ka lënë pas një pyetje enigmë: çfarë e detyroi ramën të tërhiqet nga ajo për të cilën u betua se s'do ta lëshonte. Mjafton të shikosh emisionin e mbrëmshëm Opinion dhe debatin e kryeministrit me Fevziun Rakipllarin dhe Artan Hoxhën, për të kuptuar se Rama mbrojti për gati 20 minuta sistemin e komisionerëve të depolitizuar. Ai rrendit një sërë argumentash se përse duhej bërë tani, se si kishte rekomanduar ODHIR, dhe se çfarë kërkonte BE. Pra konkluzioni është se mbrëmë deri në mesnatë ai nuk qe i jetëdijshëm që duhej ta bënte këtë lëshim.

Po atëherë çfarë ndodhi? Pse kryeministri kreu një piruetë 180 gradë? kush e detyroi të tërhiqet?

E vetmja hipotezë është ajo e humbjes së peshës së ambasadores amerikane Yuri Kim dhe marrjes peshë sërish nga BE ku trysnia gjermane mendohet se ka qenë tejet e fortë për plotësimin e kushteve të opozitës.

Sot tryeza nuk u mblodh më në rezidencën amerikane dhe u kthye në pallatin e kongreseve. Pas saj ambasada e BE doli me një propozim kompromisi që nuk u pranua nga socialsistët. Dhe vetëm pasi rrefuzoi këtë përfaqësuesi i PS Gjiknuri pranoi kthimin tek sistemi i deritanishëm, pra tek ai që i zoti e ruan vreshtën, përmes komisionerëve partiakë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI