Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Detaje nga reforma zgjedhore/ Zbulohet si do jenë komisionet e votimit dhe të numërimit

Lapsi.al 5 June 2020
Detaje nga reforma zgjedhore/ Zbulohet si do jenë komisionet e votimit dhe

Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Burime të lapsi.al thanë se palët kanë pranuar përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Kjo sipas opozitës shihet si mundësi për të ndaluar votimin shumë se një herë.

Ndërsa për komisionet e votimit dhe të numërimit, çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë mësohet se PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Burimet e lapsi.al thanë se komisionet do të jenë 4 nga maxhoranca dhe 3 nga opozita ne qendrat e votimit dhe 2 me 2 ne qendrat e numërimit të votave. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.

Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka pasur Komisioni Europian. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI