Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Lubonja kritika për ambasadoren amerikane: Jep disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze

Lapsi.al 5 June 2020
Lubonja kritika për ambasadoren amerikane: Jep disa mesazhe sikur po flasin

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ të News24 ka thënë se fati i Reformës Zgjedhore është vendosur dhe ajo do të nënshkruhet. Sipas Lubonjës opozita është nënshtruar dhe nuk ka më kërkesat e mëdha që kishte, ndërkohë është e pafuqishme para SHBA-së dhe ambasadës së saj nëdrkohë që fati i Reformës tashmë është vendosur nga Rama i cili do të vijojë të kapë pushtetet.

Po ashtu Lubonja thotë se mesazhet me ‘top’ janë të pakuptueshme sikur flasin grupe mafioze dhe jodemokratike pasi vullneti i popullit po vendoset nga disa përafqësues në rezidencën amerikane. Analisti shpreh faktin se jashtë kësaj tryeze është lënë jashtë ajo pjesë e qytetarëve që duan ndryshime përtej këtyre partive dhe askush nuk flet për to.

”Presidenti herë pas here duket sikur ngre pak krye nga diktatura e ambasadorëve mund të reagonte njëçik më ndryshe në raport me atë që mendoj se duket sheshit që këtu ka një regres. Demokracia është vullnet i të gjithëve. Mënyra si po menaxhohet, në rezidencën e ambasadores, me dy tre përfaqësues, me disa mesazhe sikur po flasin grupe mafioze, por dhe një ambasadore e një vendi demokratik jo vetëm që i mbledh në rezidencë, nuk respekton dinjitetin e popullit shqiptar, por edhe se topi është në duart e mikut tim Luli Basha, pra janë mesazhe jodemokratike. Edhe Basha s’mund ta marrë vetë atë, nuk vendos kryetari për çdo gjë, vendos partia jo gjithmonë kryetari. Janë dhe disa të rinj që duan lista të hapura dhe që kur thotë kështu Kim nuk reagon fare.

Ka njerëz që duan ndryshime përtej partive, dhe askush nuk flet për këto. Presidenti në emër të dinjitetit të Shqipërisë, por edhe drafti që duhet ta firmosë Lulzim Basha është problem, pra janë mesazhe që janë vendosur, fati është vendosur nga disa ambasadorë, dhe nga një kryeministër që kap gjithë pushtetet, tani këta vendosin për ne, opozita nënshtrohet, ky është shqetësimi im i parë.”- tha Lubonja.

Të këshilluara

Alarm për bombë pranë Ambasadës së Rusisë

Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka ngritur dyshime se brenda saj mund të ketë lëndë eksplozivi. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në tr...

15:23

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI