Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

BE mund ta shtyjë deri në 1 korrik hapjen e kufijve të jashtëm

Lapsi.al 5 June 2020
BE mund ta shtyjë deri në 1 korrik hapjen e kufijve të

Bashkimi Europian po planifikon një strategji të re sa i përket rihapjes së kufijve me vendet jo-anëtare.

Kufijtë mund të hapen më 1 korrik pasi disa vende anëtare e kanë propozuar diçka të tillë.

Në fakt si datë ishte parashikuar 15 qershori por mund të ketë edhe një ndarje, disa vende të hapin kufijtë më 15 qershor dhe disa të tjera më 1 korrik. Spanja për shembull ka marrë vendimin tashmë që që ditën e parë të korrikut të lejojë hyrjen e e gjithë turistëve të huaj që sezonin veror.

Një plan të posaçëm do të ketë dhe për hyrjen në BE të qytetarëve jo- pjesë e unionit që do të prezantohet javën tjetër.

Të këshilluara

Alarm për bombë pranë Ambasadës së Rusisë

Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka ngritur dyshime se brenda saj mund të ketë lëndë eksplozivi. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në tr...

15:23

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI