Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma Zgjedhore/ Intensifikohen takimet, lëvizje në kampin opozitar

Lapsi.al 5 June 2020
Reforma Zgjedhore/ Intensifikohen takimet, lëvizje në kampin opozitar

Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kanë kryer një takim në selinë blu me Lulzim Bashën.

Takimi kishte në fokus zhvillimet politike dhe vjen në një kohë që ende nuk ka një kompromis për reformën zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në tryezë prej janarit pas një marrëveshje që solli ngritjen e këshillit politik mes opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës dhe opozitës parlamentare.

Ngërci qëndron tek depolitizimi i administratës zgjedhore.

Të këshilluara

Ekzekutohen në pritë 2 vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku janë vrarë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, prane baneses se dy vellezerve. Viktima...

23:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI