Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vdekshmëria nga Covid 19, më e ulëta nga katër pandemitë më të mëdha të shekullit

Lapsi.al 5 June 2020
Vdekshmëria nga Covid 19, më e ulëta nga katër

Pandemia Covid-19 e ka ndikuar negativisht ekonominë globale më shumë se çdo njëra nga pandemitë e 100 viteve të fundit edhe pse shkallën e vdekshmërisë për banorë e ka më të ulëtën.

Banka Botërore në dokumentin e perspektives Globale të publikuar këto ditë, përllogariti se shkalla e vdekshmërisë nga Covid ishte 39 persona për 1 milionë banorë në rang global (sipas të dhënave deri me 14 maj 2020). Kjo prevalencë është më e ulëta nga katër pandemitë më të rënda të shekullit të fundit (shih grafikun bashkëngjitur).

Gripi Spanjoll në vitet 1918-19 pati një vdekshmëri jo të zakontë, me rreth 100 milionë të vdekur në rang global, duke shënuar edhe prevalencën më të lartë të jetëve të humbura mbi 57 mijë për 1 milionë banorë, raportoi Banka.

Pandemitë e tjera pas gripit spanjoll kishin nivele shumë më të ulëta të vdekshmërisë. Më të rëndë ishin gripi i Hong- Kongut (1968-69) dhe Gripi Aziatik (1957-58), me afro 300 dhe 400 vdekje për milionë banorë, përkatësisht. Këto pandemi u pasuan nga gripi i derrave në vitin 2009-10 me 11 vdekje për

1 milion në rang global.

COVID-19 është më e madhja që nga gripi i Hong Kongut, megjithë masat që u morën globalisht për ta frenuar atë. Gjatë viteve 2000-18, bota kaloi edhe epidemi të tjera të forta si SARS (2002-03), MERS (2012), Ebola (2014-15), dhe Zika (2015-16).

Banka Botërore vëren se frekuencat e epidemive janë rritur dukshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke i rritur edhe më shumë gjasat që të shpërthejnë pandemitë.

Që nga viti 1960, ka pasur më shumë se 250 katastrofa biologjike, ku kanë vdekur  mbi 10 milionë njerëz, por këto fatkeqësi nuk i kanë prekur ekonomitë e përparuara.

Gjithashtu bota po përballet gjithnjë e më shumë me ndryshimet klimatike, të cilat zënë 70 për qind të katastrofave natyrore gjatë vitit 1960-2018.

Banka Botërore analizon se pandemia e COVID-19 mund të jetë shumë më e rëndë për ndikimin negativ në ekonomi se sa shumica e katastrofave të mëparshme tre arsye:

1- Globalizimi. Pandemia COVID-19 i ka përshkallëzuar efektet negative në krahasim me pandemitë e tjera, për shkak të integrimit më të madh global në tregti e lëvizje gjatë dekadës së fundit.

2- Parandalimi i infeksionit dhe distanca fizike. Për sa kohë pasi kërkohet distanca e rreptë sociale, disa aktivitete nuk do të jenë në funksion të plotë. Kjo ndikon negativisht sektorin e turizmit dhe degë të lidhura më të.

3 Stresi i thellë financiar. Krizat financiare kanë tendencë të prodhojnë humbje të  produktivitetit të punës. Grupet e cenueshme janë të ekspozuara veçanërisht tek humbjet ekonomike nga katastrofat. Papunësia mund të krijojë një efekt ekonomik kaskadë me ndikim edhe në sistemin financiar, duke e cuar edhe atë në krizë.

Të këshilluara

Ekzekutohen në pritë 2 vëllezër në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku janë vrarë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, prane baneses se dy vellezerve. Viktima...

23:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI