Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama: Basha ka frikë nga zgjedhjet, do pushtetin në tavolinë

Lapsi.al 4 June 2020
Rama: Basha ka frikë nga zgjedhjet, do pushtetin në tavolinë

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore. Ai tha se nuk ishte një iniciatorët për një reformë elektorale, por kjo ishte një “peshqesh” që opozita i kishte bërë maxhorancës.

“Për mua në komision nuk duhet të jenë njerëz të zgjedhur nga partitë. Opozita është e frikësuar nga zgjedhjet. Opozita do pushtetin në tavolinë, por këtë se merr ndonjëherë. Është komplet tjetër kur shorti të zgjedh dhe tjetër kur të emëron partia.

Është shumë e thjeshtë. Reformën Zgjedhore nuk e kam kërkuar unë. E morëm peshqesh nga Bundestagu nga opozita. E kanë bërë gogol Shqipërinë, si një vend që nuk bën dot zgjedhje. E gjithë bota është angazhuar që t’i nxjerrë frikën Lulit” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë efektivi i Gardës

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të r...

19:38

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI