Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Flet Damian Gjiknuri: Kërkesat e opozitës për reformën janë absurde

Lapsi.al 4 June 2020
Flet Damian Gjiknuri: Kërkesat e opozitës për reformën

Anëtari i mazhorancës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri thotë se opozita ka shtruar në tryezë disa kërkesa, që janë absurde. Në emisionin “Real Story” në “News 24” Gjiknuri tha se është në të mirën e opozitës që Reforma Zgjedhore të mund të mbyllet.

“Frika e opozitës është si ndaj një gogoli. I bëj thirrje opozitës që është në të mirë të tyre që procesi të mbyllet. Opozita ka edhe kërkesa absurde. Nga njëra anë ka kërkesa që nuk janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, kurse nga ana tjetër nuk pranon depolitizimin e administratës, që e kërkon ODIHR-i. Nuk ka proces absolut të mirë, ama ndryshimi i rezultatit rrallë ndodh” – tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zhduket pa gjurmë efektivi i Gardës

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të r...

19:38

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI