Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zhduket pa gjurmë efektivi i Gardës

Lapsi.al 4 June 2020
Zhduket pa gjurmë efektivi i Gardës

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të riut, 27-vjeçar këtë të enjte rreth orës 10:30 të paradites.

E shqetësuar nëna e tij Gjyle Dërguti telefonon menjëherë stafin e ‘Pa Gjurmë’, ndërsa me lot në sy kërkon sërish të birin.

‘Unë dola në mëngjes për punë. Më mori burri dhe më tha djali ka ikur nga shtëpia. Kishte të veshur një këmishë ngjyrë gri, atlete të zeza, pantallona blu. Dhe një qese të zezë në dorë. Ishte i rënduar’, tha nëna

Hera e parë kur u largua nga banesa, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti ishte data 27 prill e këtij viti. Falë shumë informacioneve që mbërritën në studion e emisionit u zbuluan vendndodhje të ndryshme të 27-vjeçarit, fillimisht në Elbasan, e më pas se ishte parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike Ervini u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit, 2 javë pasi ishte zhdukur.

Më pas ai qëndroi për disa ditë në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasi nuk gëzonte shëndet të mirë mendor.

Këtë të hënë të datës 1 qershor Ervini doli nga spitali dhe u kthye në banesë.

Por, katër ditë më pas ai u zhduk për herë të dytë.

‘Herën e parë që u zhduk nuk kishte shfaqur probleme, por kësaj here ai ishte i rënduar nga shëndeti mendor. Paradite e sotme në orën 10:00. Ka përfituar që nuk ka qenë i ati për momentin dhe ka dalë. I është drejtuar autostradës. Disa ditë qëndroi në spital dhe këtë të hënë doli nga spitali. E ëma ishte në punë, kur Ervini është larguar’, tha daja i tij Haxhi Vela gjatë një lidhje telefonike./ shqiptarja.com

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI