Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 do të shpërndahet në të gjithë globin

Lapsi.al 4 June 2020
Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 do të shpërndahet në

Multimiliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë bërë thirrje që secila vaksinë e zbuluar në të ardhmen kundër koronavirusit, të shpërndahet globalisht.

Gates ka folur për BBC-në, para mbajtjes së një samiti për vaksinën, në të cilën liderët botërorë dhe disa prej kompanive të individëve më të pasur në botë, synojnë të rrisin fondet për zhvillim të vaksinës për koronavirusin e ri.

Gates ka paralajmëruar se dezinformatat për vaksinat, përbëjnë kërcënim në përpjekjet për luftim të sëmundjeve – përfshirë Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ai ka thënë se ndihma për vaksina “është më e rëndësishme se kurrë më parë” dhe se secili donacion nënkupton “që mund të ruajmë më shumë jetë njerëzish”.  

Çdo fond i krijuar do të shfrytëzohet për dërgimin e secilës vaksinë të suksesshme në shtetet më të varfra në botë, derisa një pjesë do të ndahet për imunizim kundër sëmundjeve siç është polio dhe fruthi.

Pandemia me koronavirus ka dëmtuar fushatat për vaksinim në gjithë botën, që i bie se rreth 80 milionë foshnja kanë humbur rutinën e imunizimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI