Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“E pastrojmë për 6 ditë”/ Basha nxjerr pamjet: Si gënjeu Rama në Thumanë

Lapsi.al 4 June 2020
“E pastrojmë për 6 ditë”/ Basha nxjerr pamjet: Si

Lulzim Basha akuzon Edi Ramën se ka shkatërruar ekonominë dhe ka varfëruar dhe më shumë shqiptarët gjatë pandemisë.

Basha shkruan në Facebook thotë se propaganda nuk e fsheh dot dështimin duke publikuar pamjet e një vizite në Thumanë më 6 prill të kryeministrit dhe ministrit për rindërtimin Arben Ahmetaj në të cilën premtohej largimi i inerteve për 6 ditë, ndërkohë që pas 56 ditësh vijojnë të jenë ende aty.

Basha deklaron se lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi.

REAGIMI I PLOTË 

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI