Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Frankfurter Allgemeine Zeitung:"Kjo është qeveria e Grrenell, për një marrëveshje të shpejtë"

Lapsi.al 3 June 2020
“Frankfurter Allgemeine Zeitung:"Kjo është qeveria e

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (FAZ) ka botuar një shkrim lidhur me zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës. Ajo njofton se kjo qeveri i detyrohet ekzistencës së saj falë një njeriu, i cili fare nuk ishte në garë për zgjedhje: Richard Grenellit, i cili deri së fundi ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe konsiderohet si njeri i besueshëm i Donald Trumpit. Vitin e kaluar Trump e emëroi Grenellin emisar të posaçëm për “negociatat paqësore” mes Serbisë dhe Kosovës. Detyra e Grenellit me gjasë që në emër të shefit të tij të negociojë një “deal” të shpejtë mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që Trump së paku në Ballkan, ku ndikimi amerikan është i madh sidomos në Kosovë, të korrë një sukses në politikën e jashtme.

Të këshilluara

Rikthehen negociatat në rezidencën amerikane

Pas një pushimi 90-minutësh të takimit mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe 3 ambasadorëve janë rikthyer negociatat për reformën zgjedhore. E para që është sh...

20:47

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI