Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rikthehen negociatat në rezidencën amerikane

Lapsi.al 3 June 2020
Rikthehen negociatat në rezidencën amerikane

Pas një pushimi 90-minutësh të takimit mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe 3 ambasadorëve janë rikthyer negociatat për reformën zgjedhore. E para që është shfaqur në rezidencën amerikane është Rudina Hajdari. Pas saj ka mbërritur dhe Damian Gjiknuri.

Gjatë pushimit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike ku vazhdojnë konsultimet lidhur me diskutimet e bëra gjatë 7 orë takimi në rezidencën amerikane.

Në selinë e PD mbërriti edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Këshilli politik ka 2 ditë që negocion për një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Në përditësim...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI