Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët 

Edhe si kryeministër ndaj qytetarëve edhe si kryetar partie ndaj socialistëve Edi Rama po tenton të imponohet përmes dhunës dhe friksimit duke dëshmuar se e ka kuptuar rënien e ndjeshme të popullaritetit 

Andi Bushati 15 November 2026

Mbledhja e fundit e socialistëve në brigjet e gjirit oligarkik të Lalëzit tregoi se Edi Rama po sillet edhe me partinë po me të njëjtin stil si ndaj flamingove dhe studentëve. Si kryeministër ai urdhëroi gjoba dhe dhunë kundër atyre që zgjodhën të protestonin, ndërsa shpërbleu lakejtë me uniformë që i qëndruan besnikë. 

Si kryetar i PS, ai shpërndau poste dhe lavdërime për kryepolicin Ervin Demo, për Albana Koçiun, që guxoi të kërcënonte prindrit me moskthimin e fëmijëve të tyre në shtëpi, ndërsa, nga ana tjetër, ndëshkoi të pabindurit. 

Erion Veliaj nuk do jetë më drejtues i qarkut të Tiranës, pasi ka guxuar ta sfidojë hapur ish “mentorin” e tij. Elisa Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese, pasi nuk shërben më si pasqyra para së cilës Skënderbeut i pëlqente të shikohej. Plarent Ndreca e hëngri vetëm se guxoi të vijonte zanatin, si mbrojtës i kryebashkiakut të burgosur.

E gjithë kjo vijë e njëjtë sjellje, për të lartësuar zoraxhinjtë e rinj dhe për të përjashtuar ata të vjetrit, të shndërruar në kritikë, u perifrazua çuditërisht më së miri nga vetë Veliaj, si filozofia e një pushteti që “...ka zëvendësuar endrrat me makthin, tolerancën me hakmarrjen, debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale”. 

Kjo trajektore e madhe, ky ndryshim sjellje i shefit të qeverisë me qytetarët dhe kreut të partisë me shokët e organizatës, mund të shpjegohet vetëm me ankthin e tij për krijimin e një efekti domino. 

Të gjithë e kuptojnë se në kushte normale letrat apo kërkesat e Veliajt nga burgu për mocion kundër Ramës, nuk do të gjenin përkrahës të shumtë. Të tërë e dinë se platformës së Elisës, shumica e atyre që nuk kanë kapacitet të lexojnë më tepër se statuse Facebooku, nuk do arrinin ti shkonin deri në fund. Por me gjithë atë, ndonëse as njëri, as tjetri, në kohë të qeta, nuk do përbënin rrezik, Rama vendosi ti ndëshkojë? Atëherë përse?

Për faktin e thjeshtë që këta fitilë të mos përbashkohen rreth një flake të madhe. 

Ai është i sigurtë se po qëndron mbi një tokë që është e gatshme të ndizet. Ai e di se mjafton një shkëndijë që gjithçka të shkrumbohet. Kjo provohet qoftë dhe vetëm nga disa fakte të thjeshta. Nëse do ishte i sigurtë për solidaritetin dhe mbështetjen e të tijëve, Edi Rama nuk do kish pasur asnjë arsye të mos e linte të dëgjohej fjala e Veliajt, të cilën të gjithë e kishin në celularët e tyre, madje e lexonin me bisht të syrit ndërsa ai fliste në tribunë. 

Nëse nuk do kishte ankthin e shtimit të rebelëve, ai nuk do i kalonte pa votim përjashtimet e Ndrecës dhe Spiropalit. Vetëm frika se atyre dy tre zërave që e kundërshtuan me mefshtësi, këtë praktikë staliniste, mund tu shtoheshin edhe të tjerë e bëri të anullonte miratimin formal të kërkesës që pati parashtruar vetë.

Historia na mëson se kur situata është e mbarsur, mjafton dhe një pikë që të derdhet e gjithë gota. Ashtu si Duçen që nuk e rrëzuan me lëvizje popullore, por falë puthadorëve të tij brenda këshillit të lartë fashist, rreziku që trysnia e përgjithshme të transformojë në mënyrë të paimagjinueshme edhe servilët e deri djeshëm është gjithmonë prezent.

Për të shmangur këtë Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dhunës dhe frikësimit. Pikërisht për këtë ai ka marrë vendim të ushtrojë të njëjtat metoda që përdor ndaj kundërshtarëve politikë apo protestuesve edhe ndaj sivllezërve të tij në parti.

Për të neutralizuar të parët ai vë në punë manipulimin e zgjedhjeve dhe tash së fundi, gjobat e çmendura dhe shkopinjtë e gomës. Të gjitha këto burojnë nga ankthi i atij që e ka kuptuar se nuk është shumicë. Të njëjtën taktikë po përdor edhe brenda PS, pikërisht nga frika se mos i shumëfishohen zërat që i rrezikojnë dominimin. 

Ky është, në fakt, lajmi i ri që del nga asambleja e përjashtimeve në gjirin e Lalëzit. Ai se Rama po e ndjen që një fije e ndan nga humbja e besimit të të vetëve, nga ai çast kritik, kur mbarsja e atmosferës së përgjithshme, tjetërson papritur edhe ato qenie që në pamje të parë dukej se ishin të destinuara të vegjetonin përjetësisht. Kur arriti një simbol servilizmi si Lali të kërkojë mocion kundër tij, kur guxoi Mamica që e shihte si hero kombëtar, ti dilte me platformë reformimi, askush nuk mund të çuditet se këtë mund ta bëjë çdo rilindas. Prandaj duhej kërbaçi që Rama nxori nga brezi edhe kundër shokëve të organizatës.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI