Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vjosa Osmani godet qeverinë e re: Varet nga votat e Listës Serbe, Beogradi dhe Thaçi

Lapsi.al 3 June 2020
Vjosa Osmani godet qeverinë e re: Varet nga votat e Listës Serbe,

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kundërshtoi publikisht qeverinë e re të vendit, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Në një prononcim për mediat në Kosovë, ajo tha se ekzekutivi i ri varet nga Lista Serbe, Beogradi dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar. Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, u shpreh Osmani.

Të këshilluara

Qeveria e re e Kosovës, vjen reagimi nga BE

Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës, që do të drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së. Nga BE thonë s...

15:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI