Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pamje të rënda/ Shihni si digjet shtëpia tek "Komuna e Parisit' (VIDEO)

Lapsi.al 3 June 2020
Pamje të rënda/ Shihni si digjet shtëpia tek "Komuna e

Një banesë disakatëshe mori flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Këto pamje tregojnë momentet kur flakët përpijnë çatinë e banesës. Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz.

Policia ka shperndare nje njoftim paraprak per ngjarjen.

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën "Skender Luarasi" ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

[video width="640" height="1130" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/6d3whNImyyyBSDrW7us1_03_d2452e51cab426d96661c9760d16bb9d_video_360p_converted-1.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

Qeveria e re e Kosovës, vjen reagimi nga BE

Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës, që do të drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së. Nga BE thonë s...

15:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI