Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Aktivisti Rron Gjinovci bën skanerin e qeverisë së re të Kosovës. Ja kush janë ministra

Lapsi.al 3 June 2020
Aktivisti Rron Gjinovci bën skanerin e qeverisë së re të

Në qeverinë e përkohshme të zgjedhun sot, do ta kemi Ministër të Arsimit Ramë Likajn, i cili është mashtrus i dëshmum, i avancaum si professor përmes mashtrimit akademik; Ministre të Jashtme, një person të dënum nga gjykata për fshehje të pasunisë. Kryeministri nuk është i pari, i dyti, as i treti, as i katërti, as i pesti, more as i dhjeti ma i votum, por i dymbëdhjeti. Qeveria e re i ka veç 41 vota që përfaqësojnë qytetarë të Kosovës nga ni proces i mirëfilltë demokratik, 20 votat e tjera janë të rezervume, pat e spat vota nga qytetarët. 10 prej tyne janë në koordinim të drejtpërdrejt me Serbinë. Qeveri e mashtrusve, e të dënumve, e jolegjitimëve, e nënshtrume ndaj shtetit të vetëm armik të Kosovës, Serbisë. Kjo duhet me qenë qeveri e përkohshme, s’bën të jetë ndryshe, nuk bën ta lejojmë të jetë ndryshe.

Shihemi në rezistencë!

Të këshilluara

Qeveria e re e Kosovës, vjen reagimi nga BE

Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës, që do të drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së. Nga BE thonë s...

15:33

20 të prekur nga koronavirusi në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste te reja me Covid, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz. Numri i ...

12:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI