Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kosova me qeveri të re/ Grenell: Mezi pres partneritetin me të për dialogun me Serbinë

Lapsi.al 3 June 2020
Kosova me qeveri të re/ Grenell: Mezi pres partneritetin me të

I dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka uruar qeverinë e re të Avdullah Hoti.

Grenell se mezi pret të fillojë partneritetin me të për dialogun me Serbinë.

Po ashtu Grenell njihet në Kosovë për marrëdhënie të mira me LDK dhe Isa Mustafën, ndërsa pati përplasje nga larg me Albin Kurtin.

Të këshilluara

20 të prekur nga koronavirusi në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste te reja me Covid, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz. Numri i ...

12:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI