Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Këshilli Politik mblidhet sërish sot në rezidencën e Yuri Kim, a do ketë marrëveshje?

Lapsi.al 3 June 2020
Këshilli Politik mblidhet sërish sot në rezidencën e Yuri

Më shumë se 9 orë zgjatën negociatat për Reformën Zgjedhore dje mes palëve politike në Shqipëri, në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, nga ku duket të ketë pasur më shumë dakordësi, por jo zgjidhje përfundimtare.

Dita e sotme pritet të jetë ajo vendimtarja për një marrëveshje. Mbledhja e Këshillit Politik do të nisë rreth orës 11:00.

Një ditë më parë bashkë me ambasadoren Yuri Kim, ishin edhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësuesit të OSBE-së. Ambasadorët nuk kërkojnë asgjë më shumë nga palët se sa respektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Ngërçi kryesor ku palët ende nuk kanë gjetur dakorëdësi është administrata zgjedhore.

“Maxhoranca është për depolitizim të plotë të komisioneve zgjedhore, kurse PD kërkon më shumë garanci. Nëse aplikohet 100% identifikimi biometrik në komisone është dakord të jenë të depolitzuara por kërkon vëzhgues, nga ana tjetër PD kërkon që nëse ka identifikim biometrik të pjesshëm, KZ-të të jenë me përfaqësi politike”,- sqaroi bw.

Nuk dihet ende nëse do të arrijnë palët në një marrëveshje. Ajo që dihet është fakti se një ditë më parë të tre diplomatët evunë theksin të ndikimi që marrëveshja për reformën zgjedhore pritet të ketë për procesin e integrimit europian të vendit dhe vendimet që Brukseli do të marrë së afërmi.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 19:40, në sektorin "Rinia", në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vj...

21:25

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI